Ministri i jashtëm i Holandës viziton Teheranin
Shkurt 19, 2020 12:07 Europe/Tirane
Ministri i punëve të jashtme të Holandës të premten do të zhvillojë një vizitë në Teheran për të biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Iranit.
Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Stef Blok, ministri i punëve të jashtme të Holandës, në këtë vizitë dyditore do të bisedojë me autoritetet iraniane në lidhje me marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet rajonale dhe çështjet ndërkombëtare.
Ministri i jashtëm i Holandës gjatë kësaj vizite do të takohet dhe bisedojë me ministrin e jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe me z. Hasan Ruhani, presidentin e Republikës Islamike të Iranit.
Tags