Nisin zgjedhjet e 11 parlamentare në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94969-nisin_zgjedhjet_e_11_parlamentare_në_iran
Sot në të gjithë Iranin kanë nisur zgjedhjet e 11 parlamentare dhe afatmesme për Asamblenë e Ekspertëve të lidershipit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2020 05:14 Europe/Tirane
  • Nisin zgjedhjet e 11 parlamentare në Iran

Sot në të gjithë Iranin kanë nisur zgjedhjet e 11 parlamentare dhe afatmesme për Asamblenë e Ekspertëve të lidershipit.

Zgjedhjet kanë nisur në orën 08:00 sipas orës lokale në 208 zona votimi. Zgjedhjet organizohen për zgjedhjen e 290 deputetëve të parlamentit të ri të Iranit. Procesi i zgjedhjeve do të zgjasë 10 orë dhe në rast nevojë me vendim të prefekturave, afati mund të shtyhet. Afati i fushatës elektorale të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare ka përfunduar prej dje ( e enjte) në orën 08:00, sipas orës lokale. Në bazë të ligjit për zgjedhjet në Iran, kandidatët kanë afat të kryejnë fushatë elektorale deri 24 orë përpara organizimit të zgjedhjeve. Sipas vendimit të shtabit organizativ të zgjedhjeve, kandidatët për deputet nga sot në mëngjes nuk kanë të drejtë të kryejnë fushatë elektorale qoftë edhe në mediat sociale. Raundi i 11 të zgjedhjeve parlamentare dhe i zgjedhjeve afatmesme të asamblesë së ekspertëve mbahen sot më 2 Esfand të vitit 1398 sipas kalendarit diellor që përkon me 21 shkurtin e vitit 2020. Kreu i shtabit organizativ të zgjedhjeve ka thënë: në zgjedhjet e 11 parlamentare marrin pjesë 57 milion e 918 mijë e 159 votues. Votimet do të mbahen në 55 mijë qendra votimi në 208 zona votuese në të gjithë vendin.