Në 82 zona zgjedhore shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Iran
Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor pranë Ministrisë së Brendshme të Iranit ka njoftuar se në disa zona zgjedhore ka përfunduar numërimi i votave dhe është shpallur rezultati përfundimtar për zgjedhjet parlamentare në këto zona.
Sejed Ismail Musavi, zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor pranë Ministrisë së Brendshme të Iranit ditën e shtunë në një konferencë para gazetarëve, deklaroi: "Nga gjithsej 208 zona zgjedhore, në 82 zona zgjedhore janë numëruar votat dhe janë shpallur emrat përfundimtarë të deputetëve të këtyre zonave. Rezultati përfundimtar në qytete të mëdha do të shpallet deri në ditën e diele. Shumica e zonave zgjedhore sot deri në orët e fundit do të përfundojnë numërimin e votave dhe do të deklarojnë rezultatin përfundimtar".
Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të Iranit duke thënë se rezultati i zgjedhjeve afatmesme për Kuvendin e Ekspertëve të Lidershipit do të shpallet sot pasdite, shtoi: "Niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje do të deklarohet me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zonës së fundit zgjedhore".