Lideri suprem falënderon kombin, thekson rrugën e përballjes me komplotet e armiqve
Lideri suprem i revolucionit islamik duke falënderuar kombin iranian për suksesin në testin e madh të zgjedhjeve dhe për sfidimin e gjithanshëm të propagandës së armiqve deklaroi: Në përballje me komplotet e armiqve për të goditur strukturat e vendit të gjithë duhet të jenë vigjilentë dhe të gatshëm.
Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, në një seancë mësimore për jurisprudencën, pasi përmendi ambientin negativ dhe propagandues të të huajve kundër pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet parlamentare deklaroi: Kjo propagandë negative ka nisur disa muaj më parë dhe është intensifikuar me afrimin e zgjedhjeve dhe në 2 ditët e fundit para organizmit të zgjedhjeve këto media kanë përdorur edhe virusin korona për të penguar njerëzit që të merrnin pjesë në zgjedhje. Lideri suprem falënderoi Zotin dhe kombin për pjesëmarrjen e gjerë të tij në zgjedhje që mundësoi neutralizimin e propagandave dhe komploteve të armiqve dhe tha: Është vullnet i Zotit që ky komb të jetë fitimtar. Ajetollah Khamenei tha se armiqësia e armiqve të kombit iranian nuk është e kufizuar vetëm në aspektin ekonomik, kulturor, bindjet fetare dhe revolucionare të kombit dhe shtoi: Ata janë edhe kundër zgjedhjeve pasi nuk dëshirojnë që të stabilizohet pjesëmarrja e popullit në zgjedhje në emër të fesë dhe në shërbim të revolucionit. Lideri suprem organizimin e zgjedhjeve në shtetin islam e konsideroi faktor që eliminon pretendimet e armiqve për gjoja kontradiktën e fesë me lirinë dhe demokracinë dhe tha: Zgjedhjet në Republikën Islamike të Iranit janë tregues i qartë i një demokracie të plotë dhe të gjithanshme dhe organizimi i 37 zgjedhjeve përgjatë 41 viteve të fitores së revolucionit tregon për përkushtimin e madh të shtetit islam tek demokracia. Lideri suprem i revolucionit islamik i ftoi të gjithë të njohin armikun dhe të përballen me atë dhe tha: Përkundër aktiviteteve të mijëra pjesëtarëve të frontit të armikut të Republikës Islamike të Iranit, kombi iranian me miliona njerëz duhet të jetë në gatishmëri për tu mbrojtur dhe për t’i dhënë goditjen reciproke në përballje me propagandën dashakeqe.