Zarif zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij turk
(last modified Tue, 25 Feb 2020 07:48:22 GMT )
Shkurt 25, 2020 08:48 Europe/Tirane
  • Zarif zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij turk

Muhamed Xhavad Zarif, ministër I jashtëm I Republikës Islamike të Iranit dhe Mevlut Çavushoglu ministër i jashtëm i Turqisë në një bisedë telefonike dje në darkë kanë biseduar mbi përhapjen e virusit korona në rajon.

Shefat e diplomacisë së Iranit dhe Turqisë diskutuan mbi rrugët e përballjes me virusin korona dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit dypalësh duke respektuar të gjitha normat higjienike. Virusi korona është shfaqur në fund të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës dhe deri tani është përhapur në 30 provinca të këtij vendi dhe në 25 vende të botës mes tyre në Amerikë, Angli, Australi, Tajlandë, Korenë e Jugut, Japoni, Kanada, Francë, Iran, Arabinë Saudite dhe EBA. Sipas statistikave deri tani 79 mijë njerëz në të gjithë botën janë infektuar me këtë virus prej të cilëve 18 mijë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet. Më shumë se 2400 persona kanë humbur jetën nga virusi korona.


 

Tags