Khamenei falënderon popullin iranian për pjesëmarrjen masive në zgjedhje
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei ka falënderuar kombin iranian për "shkëlqimin e ndritur në provën e madhe zgjedhore", duke thënë se vendi ende duhet të mbetet vigjilent ndaj komploteve të armikut për të dëmtuar Iranin.
"Përballë komplotit të armikut për të goditur shtylla të ndryshme të vendit, ne të gjithë duhet të jemi vigjilentë për mbrojtje dhe të gatshëm për sulm dhe kundërsulm", tha të dielën Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Ajetollah Khamenei përmendi një fushatë masive nga agjensitë e huaja të propagandës për të krijuar një atmosferë negative përpara zgjedhjeve në Iran. "Kjo fushatë negative filloi disa muaj më parë dhe u intensifikua më shumë afër zgjedhjeve, dhe në dy ditët e fundit deri në ditën e zgjedhjeve, mediat e armiqve nuk humbën as rastin më të vogël për të dekurajuar njerëzit nga votimi nën pretekstin e një sëmundje dhe një virusi, "tha Ajetollah Khamenei. Ai falënderoi Zotin e Plotfuqishëm dhe e vlerësoi thellësisht pjesëmarrjen e njerëzve në zgjedhje megjithë propagandën e njëanshme të armiqve, duke shtuar: "Zoti ka vendosur ta bëjë fitimtar këtë komb ". Zgjedhjet në sistemin islamik, tha Ajetollah Khamenei, hedhin poshtë pretendimin e armiqve se feja është kundër lirisë dhe demokracisë. "Zgjedhjet në Republikën Islamike tregojnë se feja është mishërim i përsosur i një demokracie gjithëpërfshirëse, dhe 37 zgjedhje të mbajtura në hapësirën e 41 viteve reflektojnë angazhimin unik të sistemit islamik ndaj demokracisë," shtoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik.