Ndërron jetë invalidi më i fortë në botë
Mars 02, 2020 05:19 Europe/Tirane
Siamand Rahman, sportist iranian që njihet si invalidi më i fortë në botë i lojërave paraolimpike, ka ndërruar jetë.
Rahim Tejmuri kreu i zyrës së sporteve dhe rinisë në Azerbajxhanin Perëndimor ka thënë: Siamand Rhman është burri më i fortë i peshave super të rënda në botë. Ai ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti në zemër në shtëpinë e tij. Siamand Rahman në lojërat paraolimpike të vitit 2016 në rio duke ngritur 310 kg është regjistruar si njeriu më i fortë në botë. Ai ka marrë medalje edhe në lojërat paraolimike të vitit 2012 në Londër dhe në total ka marrë 8 medalje ari dhe 1 argjendi.
Tags