Zarif diskuton me Borrel për virusin korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95267-zarif_diskuton_me_borrel_për_virusin_korona
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe shefi i politikës së jashtme të BE në një bisedë telefonike kanë diskutuar mbi virusin korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 05, 2020 06:04 Europe/Tirane
  • Zarif diskuton me Borrel për virusin korona

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe shefi i politikës së jashtme të BE në një bisedë telefonike kanë diskutuar mbi virusin korona.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Josep Borrel shefi i politikës së jashtme të BE diskutuan mbi përhapjen e virusit korona në botë dhe veprimet e Iranit në këtë çështje si dhe mbi zhvillimet më të fundit të marrëveshjes bërthamore dhe raportin e nënkuptimtë të ANEA. Muhamed Xhavad Zarif, lidhur me përhapjen e virusit Korona në botë gjithashtu ka diskutuar me Shah Mahmud Kurejshi ministër i jashtëm i Pakistanit, me ministrin e jashtëm të Zvicrës dhe atë të Norvegjisë. Virusi korona ka nisur të përhapet që prej dhjetorit të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës dhe deri tani është përhapur ne 30 provinca të Kinës dhe në 40 vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë të premte është shprehur se rreziku ndaj koronavirusit është ngritur nga “i lartë” në “shumë i lartë”. Deri tani mbi 90 mijë persona janë infektuar nga virusi korona në të gjithë botën ndërsa kanë humbur jetën 3 mijë të tjerë.