Irani lirohet nga vendimi i OPEC për reduktimin e prodhimit të naftës
(last modified Fri, 06 Mar 2020 14:50:19 GMT )
Mars 06, 2020 15:50 Europe/Tirane
  • Irani lirohet nga vendimi i OPEC për reduktimin e prodhimit të naftës

Ministri i naftës së Iranit deklaroi se ministrat e naftës së vendeve anëtare të organizatës OPEC kanë rënë dakord për reduktimin edhe të 1.5 milionë fuçi në prodhimin e naftës ndërsa Irani vazhdon të lirohet nga ky reduktim i prodhimit të naftës.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Bizhen Namdar Zangene të enjten pas takimit të ministrave të naftës së vendeve anëtare të OPEC në Vjenë, deklaroi: “OPEC kërkon nga vendet joanëtare të OPEC-ut që të reduktojnë prodhimin e naftës me 500 mijë fuçi naftë në ditë nga ky kjo shifër 1.5 milionë fuçi të reduktimit të prodhimit të naftës në përgjithësi”.

Rusia është prodhuesi më i madh joanëtar i OPEC akoma nuk ka deklaruar pëlqimin e vet me këtë vendim të OPEC për reduktimin e prodhimit të naftës.

Ministri i naftës së Iranit në prag të takimit të jashtëzakonshëm të OPEC, ka thënë: “Virusi Korona ka ulur kërkesat e naftës dhe është bërë shkak për humbjen e balancimit mes sasisë së ofruar dhe kërkesës. OPEC po bënë përpjekje që me reduktimin më të madh të prodhimit, të mbështesë çmimin e naftës i cili ka rënë në mënyrë të dukshëm për shkak të virusit Korona”.

 

Tags