BE: Irani të kthehet në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95411-be_irani_të_kthehet_në_zbatimin_e_plotë_të_marrëveshjes_bërthamore
BE ditën e martë me anë të një deklarate i ka kërkuar Iranit të kthehet në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore ndërkohë që e ka cilësuar të nevojshme heqjen e sanksioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2020 05:32 Europe/Tirane
  • BE: Irani të kthehet në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore

BE ditën e martë me anë të një deklarate i ka kërkuar Iranit të kthehet në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore ndërkohë që e ka cilësuar të nevojshme heqjen e sanksioneve.

Në deklaratën e lëshuar nga BE thuhet se unioni nuk do të kursejë asnjë përpjekje për heqjen e sanksioneve dhe për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare. BE gjithashtu ka pretenduar se është e vendosur të bashkëpunojë me BN për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 nisi të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.