Musavi: Pyetjet e ANEA-së duhet të jenë teknike dhe juridike
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar se pyetjet e ANEA-së duhet të jenë teknike dhe juridike, sepse korniza e bashkëpunimit të Iranit me ANEA-në është e përcaktuar.
ANEA në raportin e saj të fundit ka pretenduar se Irani nuk ka siguruar mundësinë për qasje të inspektorëve në tre qendra dhe në lidhje me pyetjet e ANEA-së rreth lëndëve atomike të padeklaruara, nuk ka treguar bashkëpunim të konsiderueshëm!
Sejed Abas Musavi sot (të mërkurën) në konferencën për shtyp duke theksuar se ANEA duhet ta ruajë kredibilitetin e vet, shtoi: “Irani ka bashkëpunimin më të madh dhe më teknik me ANEA, por nuk është vendosur që Irani t’i përgjigjet çfarëdo lloj pretendimi të pabazë të ANEA-së”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me reagimin e vendeve evropiane ndaj raportit të fundit të ANEA-së, ka thënë: “Pretendimi e ANEA-së nuk është në lidhje me sajtin, sepse kjo çështjeje është një çështje teknike dhe nuk ka lidhje me autoritetet e vendeve evropiane. Evropianët pavarësisht motove dhe pretendimeve, nuk kanë arritur të sigurojnë interesat ekonomike të Iranit pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Prandaj, evropianët kurdo që të bëjnë hapa praktik për zbatimin e zotimeve të veta në marrëveshjen bërthamore, edhe Irani kthehet në zbatimin e plotë të zotimeve të veta.
Në lidhje me zhvillimet në Afganistan dhe zhvillimin e ceremonisë së betimit të dy presidentëve në këtë vend, z. Musavi tha: “E vetmja rrugë për zhvillimin dhe progresin e Afganistanit dhe vendosjen e sigurisë së plotë në këtë vend është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse dhe uniteti mes të gjitha personaliteteve dhe grupeve politike të këtij vendi. Irani do të shfrytëzojë të gjitha potencialet e mundshme që të realizohet një gjë e tillë në Afganistan”.
Musavij gjithashtu ka shprehur shqetësime për shëndetin e iranianëve që po mbahen në burgjet e Amerikës në mënyrë të paligjshme dhe ka theksuar: “Me përhapjen e virusit Korona në SHBA, autoritetet amerikane duhet të garantojnë shëndetin e iranianëve të cilët janë marrë peng në këtë vend”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se sanksionet e padrejta dhe të paligjshme të Amerikës kanë ushtruar ndikim negativ mbi mirëqenien publike dhe shëndetin e popullit iranian, theksoi: “Amerika ka mbyllur rrugët për shkëmbimin e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, ndërsa pretendon se medikamentet dhe ushqimi nuk janë nën sanksione”.