Anulohet organizimi i namazit të xhumasë në Teheran
Sot në të gjitha provincat e Iranit është anuluar organizimi i namazit të xhumasë.
Këshilli organizativ i namazit të së premtes pasi falënderoi përpjekjet e bluzave të bardha dhe funksionarëve të ministrisë së shëndetësisë në përballje me virusin Korona, deklaroi: Namazi i së premtes këtë javë është anuluar në të gjitha provincat e Iranit. Më herët, Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik pasi është lutur për shërimin sa më të shpejtë të të prekurve nga virusi Korona dhe për durim për familjarët e viktimave të këtij virusi, ka deklaruar se të gjithë duhet të respektojnë vendimet dhe urdhrat e autoriteteve shëndetësore për parandalimin e virusit korona pasi Zoti na ka lënë përgjegjësi që të kujdesemi për shëndetin dhe jetën tonë. Vlen të theksohet se virusi Korona i cili filloi të përhapet nga qyteti Wuhan në Kinë, aktualisht është përhapur në mbi 120 vende të botës dhe ka infektuar rreth 126 mijë persona ndërsa ka marrë jetën e rreth 4600 personave në të gjithë botën.