Përsëriten pretendimet për gjoja shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95475-përsëriten_pretendimet_për_gjoja_shkeljen_e_të_drejtave_të_njeriut_në_iran
Departamenti amerikan I shtetit në raportin e tij të titulluar “ Raporti vjetor I të drejtave të njeriut” që lidhet me vitin 2019, edhe një herë ka hedhur akuza të pabaza kundër Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 14, 2020 02:56 Europe/Tirane
  • Përsëriten pretendimet për gjoja shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran

Departamenti amerikan I shtetit në raportin e tij të titulluar “ Raporti vjetor I të drejtave të njeriut” që lidhet me vitin 2019, edhe një herë ka hedhur akuza të pabaza kundër Iranit.

Në këtë raport, DASH akuzon iranian për shkeljen e të drejtave të grave, të pakicave dhe se shtyp opozitarët. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë raportet vjetore të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi statusin e të drejtave të njeriut në Iran. Abas Musavi deklaroi të premten se një regjim që vret zyrtarisht, strehon grupe terroriste, që është haptazi dhe qëllimisht racist, që kërcënon të shkatërrojë qendrat historike dhe kulturore dhe që është i varur nga gënjeshtrat sistematike, nuk është në gjendje të komentojë konceptin shumë të respektuar të të drejtave të njeriut dhe të diktojë për shtetet e tjera të pavarura. Duke reaguar ndaj raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Musavi vuri në dukje se regjimi amerikan nuk ka besueshmëri politike, ligjore dhe morale për të komentuar të drejtat e njeriut, duke deklaruar se një regjim, presidenti i të cilit me krenari urdhëron vrasjen e bijve më dinjitozë të Iranit, dhe bashkëpunëtorët e të cilit si Sekretari i Shtetit dhe i dërguari special i Iranit presin pa turp grupet më të neveritshme terroriste anti-iraniane, nuk kanë asnjë lidhje me konceptin shumë të respektuar të të drejtave të njeriut. Diplomati iranian theksoi se një regjim, presidenti i të cilit flet hapur pro racizmit, mbron diskriminimin fetar, i shikon gratë si një instrument të sensualitetit, ndalon njerëzit e tjerë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara thjesht për shkak të fesë dhe racës së tyre, dhe përkundër të gjitha rregulloreve dhe normave ndërkombëtare, kërcënon të shkatërrojë qendrat kulturore të vendeve të tjera, që është një aleat i regjimeve fëmijëvrasëse sioniste dhe saudite, nuk është në gjendje të japë këshilla për të drejtat e njeriut për shtetet e tjera. Ali Bagheri Kani, shefi i shtabit për të drejtat e njeriut në gjyqësorin iranian në takimin e 43-të të këshillit për të drejtat e njeriut në OKB ka thënë: Vendet sanksionuese të medikamenteve nuk janë në pozitë që të jenë anëtare të këtij këshilli. Sekretari i shtabit për të drejtat e njeriut në gjyqësorin iranian pasi rikujtoi shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut nga ana e Amerikës dhe sidomos shkeljen e të drejtave të kombit iranian tha: Sanksionuesit e medikamenteve nuk janë shkelës të të drejtave të njeriut por janë vrasës. Është realitet se veprimtaria e Amerikës është e mbushur me sjellje të dyanshme, fshehje të qëllimshme politike dhe sjelle diskriminuese dhe të papërgjegjshme në arenën ndërkombëtare dhe në fushën e të drejtave të njeriut. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik në takimin e tij të fundit me disa shkrimtarë dhe poetë të Ehli Bejtit të Profetit (s.a.v.s), pasi përmendi disa statistika tronditëse lidhur me disnivelin social, krimet, diskriminimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që bëhen në Amerikë ka thënë: Sot Amerika me 22 trilion dollarë borxhe ka qeverinë më në borxhe në botë dhe disniveli social dhe shtresor në këtë vend është në formë të tmerrshme dhe më shumë se kurdoherë tjetër. Lideri suprem i revolucionit duke përmendur problemet e thella të Amerikës të cilat janë shprehur nga gjuha e një senatori amerikan ka thënë: Ky politikan amerikan thotë se 5 prej personave më të pasur në Amerikë u është shtuar kapitali me 100 miliard dollarë dhe ata posedojnë pothuajse gjysmën e pasurisë së kombit amerikan. 80% e punëtorëve janë të varfër dhe paga e tyre nuk mjafton për të jetuar. Ndër 5 amerikanë vetëm 1 prej tyre ka fuqi për të blerë medikamente ndërkohë që disniveli i pasurisë mes të bardhëve dhe zezakëve në 50 vitet e fundit është trefishuar.