Kundërofensiva e Iranit: Në 2 ditë testohen 6.5 milionë qytetarë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95495-kundërofensiva_e_iranit_në_2_ditë_testohen_6.5_milionë_qytetarë
Me inaugurimin e një laboratori të ri, aftësia diagnostikuese për koronavirusin në Institutin Pasteur në Iran është rritur në 6,000 teste në ditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 14, 2020 17:08 Europe/Tirane
  • Kundërofensiva e Iranit: Në 2 ditë testohen 6.5 milionë qytetarë

Me inaugurimin e një laboratori të ri, aftësia diagnostikuese për koronavirusin në Institutin Pasteur në Iran është rritur në 6,000 teste në ditë.

Duke pasur parasysh nevojën që vendi të rrisë kapacitetin e laboratorëve diagnostikues të koronavirusit, në tre javët e fundit, aftësia diagnostike e Institutit Pasteur të Iranit është rritur nga 100 teste në ditë, në 1200 teste dhe me zhvillimin e rrjetit të laboratorëve të aftë për të kryer teste të koronavirusit ka arritur në më shumë se 6000 teste në ditë. Për më tepër, Ministri iranian i Shëndetësisë raportoi se mbi 6.5 milion njerëz në të gjithë vendin po ekzaminoheshin dhe kontrolloheshin për shëndetin, si pjesë e planit të mobilizimit kombëtar. Autoritetet iraniane shpresojnë që kufizimet e trafikut mund të parandalojnë një kulmim të mëtejshëm të numrit të infeksioneve në fund të marsit. Duke iu referuar zbatimit të planit të mobilizimit kombëtar për luftën kundër koronavirusit në katër provinca të vendit, Ministri iranian i Shëndetësisë Said Namaki vuri në dukje: "Ne kemi identifikuar shumë raste në këto provinca, ata aktualisht janë shtruar në spital dhe kemi qenë në gjendje t'i izolojmë ata të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuarit. Kemi 31,000 qendra shëndetësore në 31 provincat që janë të përfshira në zbatimin e planit të mobilizimit kombëtar për të luftuar koronavirusin. Që nga mbrëmë, më shumë se 6.5 milion qytetarë janë monitoruar dhe kemi trajtuar raste të dyshuara në qendrën më të afërt, ku janë ekzaminuar nga specialistë mjekësorë për të parë nëse duhen shtruar në spital apo jo". Plani i Iranit për mobilizimin kombëtar për të parandaluar koronavirusin është vlerësuar lartë nga ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetit.