Irani: Analizohen 10 milion njerëz për shkak të virusit korona
Zv/ministri i shëndetësisë në Iran njoftoi se deri tani në Iran janë analizuar 10 milion njerëz për shkak të virusit korona.
Ali’reza Reisi, tha se pas analizimit të 10 milion njerëzve, prej tyre janë shtruar në spital 900 njerëz dhe shtoi: Analizimi i këtyre njerëzve është bërë në bazë të planit kombëtar të përballjes me virusin korona dhe rreth 6 milion njerëz janë testuar nëpërmjet spitaleve dhe qendrave mjekësore ndërsa 3.7 milion të tjerë nëpërmjet sistemit të formuar nga ministria e shëndetësisë. Zv/ministri iranian i shëndetësisë njoftoi në disa provinca të vendit më shumë 75% e popullsisë së tyre janë testuar dhe analizuar për virusin korona, metodë kjo e cila është me shumë pak shpenzime dhe krijon mundësi për zbulimin e personave të prekur nga virusi. Ajetollah Khamenei me anë të një mesazhi theksoi se strategjitë dhe rekomandimet shëndetësore të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit dhe nga shtabi kombëtar i luftës mbarëkombëtare kundër epidemisë së koronavirusit, janë të detyrueshme për të gjithë iranianët. "Strategjitë e miratuara nga shtabi kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë të detyrueshme për të gjithë popullin," tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik në një mesazh të publikuar të dielën, ku lavdëroi përpjekjet e bëra nga autoritetet përkatëse për të ndalur një shpërthim më të madh të virusit. Ajetollah Khamenei tha se plani i mobilizimit kombëtar i hartuar për të luftuar koronavirusin ka baza shkencore ndërsa bazohet në motivimin fetar dhe humanitar. "Është një plan efikas dhe i fuqishëm, i cili me dëshirën e Zotit, do ta kthejë fatkeqësinë në bekim dhe kërcënimin në mundësi," deklaroi Ajetollah Khamenei. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik falënderoi gjithashtu përpjekjet e bëra nga Ministri i Shëndetësisë i Iranit, Said Namaki dhe stafi i ministrisë për të luftuar koronavirusin dhe u uroi atyre suksese.