Pekini: SHBA të heqin sanksionet imorale kundër Iranit
Kina theksoi se sanksionet imorale të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit duhet të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ato pengojnë përpjekjet e Republikës Islamike për të luftuar epideminë koronavirusit, duke dëmtuar kështu jetën e njerëzve të zakonshëm.
Duke folur në një konferencë të rregullt shtypi të hënën në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Geng Shuang, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin çdo sanksion të vendosur ndaj Iranit për të siguruar që ky vend të marrë ndihmë humanitare në kohë për ta ndihmuar atë të luftojë koronavirusin. Ai shtoi se do të ishte imorale mbajtja në fuqi e sanksioneve në një kohë kur lufta kundër koronavirusit në Iran ka hyrë në një fazë vendimtare. "Kina u kërkon vendeve të përfshira që menjëherë të heqin sanksionet përkatëse kundër Iranit për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të ekonomisë iraniane dhe të jetës së njerëzve", tha Geng Shuang. "Pekini do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Teheranin bazuar në nevojat e palës iraniane dhe në mundësitë e tij, dhe ne gjithashtu i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bashkëpunojë me Iranin për të siguruar sigurinë e shëndetit publik në një nivel rajonal dhe global", tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.