Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të Iranit dhe Anglisë
(last modified Tue, 17 Mar 2020 05:34:37 GMT )
Mars 17, 2020 06:34 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të Iranit dhe Anglisë

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Anglisë në një bisedë telefonike kanë diskutuar mbi çështje të ndryshme mes tyre virusin korona.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i RII dhe Dominik Rab ministër i jashtëm i Anglisë ditën e hënë diskutuan lidhur me situatën e virusin korona në Iran dhe në botë, sanksionet e njëanshme të Amerikës, çështje konsullore dypalëshe, si dhe mbi zhvillimet rajonale. Në këtë bisedë telefonike ministri Zarif ka faledneruar për ndihmat e dërguara nga BE dhe nga trojka evropiane për Iranin në përballje me virusin Korona por ka theksuar se sanksionet e jashtëligjshme amerikane janë bërë pengesë për përballjen me epideminë globale të virusit korona. Ai me këtë rast i kërkoi agnlisë që në bazë të zotimeve të saj në marrëveshjen bërthamore dhe për arsye humanitare të mos ndjekë sanksionet e njëanshme dhe mizore të Amerikës që janë vendosur kundër popullit iranian.

Tags