UNICEF dërgon ndihma humanitare për Iranin
Fondi Ndërkombëtar i OKB për fëmijët UNICEF ka dërguar ndihma humanitare për Iranin që të përballet me virusin korona.
Ministria e jashtme e RII njoftoi se ndihmat e UNICEF-it përfshijnë pajisje mjekësore, këshilla dhe programe të këtij institucioni për mbrojtjen dhe mbështetjen e fëmijëve përballë virusit korona dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për fëmijët në shtëpi. Përpara kësaj edhe vende si Kina, EBA, Uzbekistani, Turqia, Gjermania, Franca, Anglia, Japonia Katari, Azerbajxhani dhe Rusia nëpërmjet OBSH kanë dërguar ndihma humanitare dhe mjekësore për Iranin. Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani 4.996 persona të infektuar me virusin Korona janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp deklaroi: "Në Iran, deri më tani janë regjistruar mbi 14.991 persona të infektuar me virusin Korona dhe nga kjo shifër 4.996 persona janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa për fat të keq kanë humbur jetën 853 persona si pasojë e kësaj sëmundje". Vlen të theksohet se virusi Korona i cili filloi të përhapet nga qyteti Wuhan në Kinë, aktualisht ka shkaktuar 6,526 viktima dhe 170,237 të infektuar në të gjithë botën. 77,788 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet.