Irani u dërgon mesazh vendeve anëtare të unionit ndërparlamentar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95570-irani_u_dërgon_mesazh_vendeve_anëtare_të_unionit_ndërparlamentar
Sekretari i grupi parlamentar të unionit ndërparlamentar të Iranit , nga sekretari i përgjithshëm i këtij unioni ka kërkuar të marrë masa për heqjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj medikamenteve, pajisjeve mjekësore dhe mjeteve të tjera që popullit iranian i duhen për të luftuar virusin korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 18, 2020 03:08 Europe/Tirane
  • Irani u dërgon mesazh vendeve anëtare të unionit ndërparlamentar

Sekretari i grupi parlamentar të unionit ndërparlamentar të Iranit , nga sekretari i përgjithshëm i këtij unioni ka kërkuar të marrë masa për heqjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj medikamenteve, pajisjeve mjekësore dhe mjeteve të tjera që popullit iranian i duhen për të luftuar virusin korona.

Muhamed Xhavad Xhamali Nubandekgi, në një mesazh dërguar Martin Chungong, sekretari i përgjithshëm i unionit ndërparlamentar, përmendi përhapjen e virusit korona në botë dhe tha: Mos përkushtimi serioz në këtë çështje mund të krijojë pasoja tepër të rënda në shoqërinë njerëzore dhe mund të bëhet shkak që të gjitha shoqëritë e tjera në botë të preken nga ky virus. Nubandegi gjithashtu rikujtoi se sanksionet e jashtëligjshme të Amerikës kundër medikamenteve, pajisjeve mjekësore dhe mjeteve të tjera të nevojshme kanë vështirësuar tejmase luftën kundër virusit korona dhe tha: Këto sanksione kanë sfiduar të gjitha masat e ndërmarra në nivel rajonal dhe ndërkombëtare për tu përballur me katastrofën që mund të krijojë virusi korona. Ai rikujtoi se roli i unionit ndërparlamentar në këtë moment të historisë është tepër i rëndësishëm dhe mund të nxisë zgjerimin e bashkëpunimit për luftimin e virusit korona.