Iran, kurohet një grua 103 vjeçare e infektuar me virusin Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95572-iran_kurohet_një_grua_103_vjeçare_e_infektuar_me_virusin_korona
Një grua në moshën 103 vjeçare e infektuar me virusin Korona në Iran, është kuruar tërësisht dhe është liruar nga spitali.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2020 09:22 Europe/Tirane
  • Iran, kurohet një grua 103 vjeçare e infektuar me virusin Korona

Një grua në moshën 103 vjeçare e infektuar me virusin Korona në Iran, është kuruar tërësisht dhe është liruar nga spitali.

Navid Danaij, rektori i Universitetit të Shkencave Mjekësore në provincën Semnan të iranit, të martën ka deklaruar: "Gruaja më e moshuar e infektuar me virusin Korona në provincën Semnan në lindje të Teheranit, ka 103 vjeç dhe me gjendje të përgjithshme të mirë, është liruar nga spitali. 

Edhe më parë një burrë i moshës 91 vjeçare i infektuar me virusin Korona i cili vuante edhe nga disa së[mundje si ato të zemrës, asma dhe tensioni i lartë i gjakut, në qytetin Bam në juglindje të Iranit është kuruar dhe është liruar nga spitali.