Zarif në mesazhin e tij me rastin e Nevruzit
(last modified Thu, 19 Mar 2020 05:41:10 GMT )
Mars 19, 2020 06:41 Europe/Tirane
  • Zarif në mesazhin e tij me rastin e Nevruzit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në mesazhin e tij me rastin e Nevruzit pasi vuri në dukje se Amerika me pretekste të ndryshme mundohet të shtojë dhe ashpërsojë sanksionet kundër Iranit shtoi se Irani edhe një herë do të ngrihet për të thyer bravën e burgut të sanksioneve.

Muhamed Xhavad Zarif në një video-mesazh për të uruar ardhjen e vitit të ri (Nevruzit), ka uruar iranianët brenda dhe jashtë vendit dhe ka thënë: Unë si ministër i jashtëm ndihem i obliguar t’iu premtoj se gjatë vitit 2020 do të përballemi me padrejtësitë dhe pabarazitë që juve u janë bërë në sektorin e shëndetësisë dhe këtë e tregon letra e fundit dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB. Zarif lidhur me sanksionet mizore dhe luftën e popullit iranian kundër virusit Korona tha: Korona i ka bërë të qartë botës të vërtetën e sanksioneve mizore dhe faktin që sanksionimi i shëndetit të iranianëve që në fillim ka qenë objektivi kryesor i terrorizmit ekonomik dhe i sanksioneve. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se për tu përballur me sanksionet duhen të futemi në një fazë të re të diplomacisë dhe tha: Përballja me virusin korona të popullit iranian në këtë kohë të shkurtër ka eliminuar kufijtë e iranianëve brenda me ato jashtë vendit. Zarif shtoi: Iranianët atdhetarë pasi vunë re rrezikun e virusit Korona i hoqën kufijtë e tyre dhe zgjodhën si opsion të tyre shëndetin e bashkatdhetarëve të tyre. Unë iu drejtohem bashkatdhetarëve kudo që ata ndodhen duke u thënë se sot atdheu ka nevojë për ju më shumë se kurdoherë tjetër. Shefi i diplomacisë iraniane ndër të tjera shtoi: Amerika përpiqet që me anë të sanksioneve vendin ta kthejë në një ishull brenda oqeanit të embargos dhe sanksioneve. Mirëpo në anën tjetër Nevruz është faktor inkurajues për fitore dhe Iranit edhe një herë do të ngrihet dhe do të thyejë bravën e burgut të sanksioneve.

Tags