29 Esfandi, dita e kombëtarizimit të industrisë së naftës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95588-29_esfandi_dita_e_kombëtarizimit_të_industrisë_së_naftës
Sot më 29 Esfand të kalendarit diellor që përkon me 19 marsin e vitit 2020, është 69-vjetori i kombëtarizimit të industrisë së naftës në Iran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 19, 2020 03:11 Europe/Tirane
  • 29 Esfandi, dita e kombëtarizimit të industrisë së naftës

Sot më 29 Esfand të kalendarit diellor që përkon me 19 marsin e vitit 2020, është 69-vjetori i kombëtarizimit të industrisë së naftës në Iran.

Më 19 mars të vitit 1951 me propozimin e anëtarëve të komisionit të naftës në parlamentin e Iranit u mor vendimi për kombëtarizimin e industrisë së naftës në Iran. Pas një periudhe tepër të tensionuar mbi çështjen e kombëtarizimit të industrisë së naftës më në fund u ndërpre aksesi i Britanisë së Madhe tek nafta e Iranit dhe kjo çoi në largimin gradual të britanikëve nga rajoni. Kombëtarizimi i naftës në Iran, ishte një pikë kthese në zhvillimet politike në Azinë Perëndimore. Kombëtarizimi i kanalit të Suezit nga Xhemal Abdul’naser në Egjipt gjithashtu ka marrë shembull nga kombëtarizimi i industrisë së naftës në Iran.