Irani i gatshëm të ndihmojë Amerikën për koronavirusin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95608-irani_i_gatshëm_të_ndihmojë_amerikën_për_koronavirusin
Zv/ministri iranian i Shëndetësisë tha se Republika Islamike është e gatshme të ndihmojë Shtetet e Bashkuara që të vënë nën kontroll koronavirusin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 19, 2020 16:57 Europe/Tirane
  • Irani i gatshëm të ndihmojë Amerikën për koronavirusin

Zv/ministri iranian i Shëndetësisë tha se Republika Islamike është e gatshme të ndihmojë Shtetet e Bashkuara që të vënë nën kontroll koronavirusin.

"Irani është i gatshëm të ndihmojë Amerikën të kontrollojë koronavirusin," tha të enjten Alireza Raisi, raporton IRNA. "Sistemi i kujdesit shëndetësor të Shteteve të Bashkuara është i paaftë të kontrollojë epideminë e koronavirusit," vuri në dukje ai, duke shtuar: "Nuk është se ne kënaqemi me paaftësinë e SHBA-ve në këtë fushë. Si një vend mysliman, ne nuk kënaqemi me sëmundjen e askujt". Raisi theksoi se nëse ka ndonjë vend në botë, ku informacionet në lidhje me pandeminë po fshihen, "kjo ishte SHBA". Ai shprehu keqardhje që administrata e Presidentit amerikan Donald Trump kishte monopolin e publikimit të informacionit në lidhje me koronavirusin, duke ndaluar të gjitha palët e tjera që të njoftonin statistika dhe të raportonin për këtë çështje. Kjo ndërsa statistikat që tregojnë për shtrirjen e virusit në Iran janë në uebfaqen e Organizatës Botërore të Shëndetit të qarta për të gjithë, tha ai.