Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të Iranit dhe BE
(last modified Sat, 21 Mar 2020 07:54:47 GMT )
Mars 21, 2020 08:54 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të Iranit dhe BE

Ministri i jashtëm i Iranit dhe  i BE në një bisedë telefonike diskutuan mbi situatën më të fundit të krijuar në botë nga virusi korona dhe mbi veprimet e ndërmarra nga Irani për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve në këtë bisedë telefonik Muhamed Xhavad Zarif dhe Josep Borrel është diskutuar edhe mbi terrorizmin ekonomik dhe terrorizmin shëndetësor të Amerikës kundër kombit iranian. Josep Borrel shefi i politikës së jashtme të BE u solidarizua me Iranin dhe dënoi sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër shtetit dhe jetës së popullit iranian dhe kërkoi më shumë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve të vendeve për tu përballur me pandeminë e Covid-19.

Tags