Në Iran kryhen 10 mijë teste të virusit Covid-19 në ditë
Kryetari i Institutit “Pastur” të Iranit ka njoftuar për kryerjen e 10 mijë testeve në ditë në lidhje me virusin Korona në Iran.
Alireza Bejgleri, kryetari i Institutit Pastur të Iranit të dielën në mbrëmje në një konferencë për shtyp, deklaroi se me masat e vendosur në zbatim, aktualisht në Iran ekzistojnë kapacitetet e duhura për kryerjen e 10 mijë testeve dhe analizave në ditë për përcaktimin e virusit Korona.
Alireza Bejgler shtoi: “Sektori i shëndetësisë së Iranit që nga fillimi i përhapjes së virusit Covid-19, kishte potencialin e nevojshëm për themelimin e laboratorëve të duhur për diagnostikimin e virusit Korona dhe në hapin e parë në dy qytete, në Kum dhe Arak, janë themeluar laboratorë të tillë”.
Vlen të theksohet se në bazë të plani për mobilizim të përgjithshëm për t’u përballur me virusin Korona në Iran, deri më tani janë testimet elementare për 35 milionë qytetarë dhe janë identifikuar rastet e dyshimta për kryerjen e analizave të tjera nëpër spitale.