35 milion iranianë testohen për virusin korona
Zv/ministri i shëndetësisë njoftoi se deri tani në Iran janë testuar 35 milion njerëz për të zbuluar rastet e të prekurve me virusin korona.
Ali’reza Reisi, zv/ministri i shëndetësisë së Iranit, ka thënë: Në 7 ditët e para të kësaj jave për tu përballur me virusin korona janë analizuar dhe testuar 35 milion e 700 mijë njerëz prej të cilëve 7 milion janë testuar nëpërmjet sajtit special të internetit dhe 28 milion nëpërmjet kontaktit telefonik. Për zbulimin e mëparshëm të njerëzve që mund të jenë infektuar me virusin korona, Irani ka ndërmarrë një fushatë kontrollit nëpërmjet kontaktit telefonik. Sipas njoftimit të ministrisë së shëndetësisë deri tani në Iran janë infektuar mbi 21 mijë njerëz me virusin korona prej të cilëve 7 mijë e 913 janë përmirësuar dhe 1 mijë 685 kanë humbur jetën.