Bisedë telefonike e Zarif me Lavorv
(last modified Wed, 25 Mar 2020 09:00:41 GMT )
Mars 25, 2020 10:00 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e Zarif me Lavorv

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë ditën e martë në një bisedë telefonike diskutuan mbi situatën e virusit korona dhe mbi sanksionet amerikane kundër Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif dhe Sergei Lavrov shkëmbyen pikëpamje mbi masat e marra nga Irani për përballjen me virusin korona në kushtet e sanksioneve të njëanshme të Uashingtonit, lidhur me zhvillimet politike në Afganistan, përpjekjet ndërkombëtare për heqjen e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër vendeve të tjera të botës. Ministri i jashtëm i Rusisë në këtë bisedë telefonike deklaroi se Moska i ka kërkuar Uashingtonit të heqë sanksionet çnjerëzore që pengojnë përpjekjet për parandalimin dhe përballjen me virusin korona. Shefi i diplomacisë ruse gjithashtu shprehu vendosmërinë e Moskës për të zgjeruar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet me Iranin. Vlen të theksohet se funksionarët e Francës, Suedisë, Britanisë, Serbisë, Kroacisë, Zvicrës, Pakistanit, Kuvajtit, EBA, Austrisë, Norvegjisë, shefi i politikës së jashtme të BE Jose Borrell gjithashtu kanë kërkuar heqjen e sanksioneve çnjerëzore të Amerikës kundër Iranit.

Tags