Tregtia 85 miliard dollarësh e Iranit përgjatë vitit të kaluar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95804-tregtia_85_miliard_dollarësh_e_iranit_përgjatë_vitit_të_kaluar
Kreu i përgjithshëm i doganave të Iranit ka deklaruar se vitin e kaluar Irani ka regjistruar tregti në vlerë 85 miliard dollarë. Nga kjo shumë 41.3 miliard dollarë kanë qenë eksportet ndërsa 43.7 miliard dollarë kanë qenë importet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 28, 2020 04:33 Europe/Tirane
  • Tregtia 85 miliard dollarësh e Iranit përgjatë vitit të kaluar

Kreu i përgjithshëm i doganave të Iranit ka deklaruar se vitin e kaluar Irani ka regjistruar tregti në vlerë 85 miliard dollarë. Nga kjo shumë 41.3 miliard dollarë kanë qenë eksportet ndërsa 43.7 miliard dollarë kanë qenë importet.

Mehdi Mir Ashrafi ndër të tjera shpjegoi se vitin e kaluar sasia e mallrave të treguar nga Irani ka arritur në 169 milion ton produkte. Niveli i eksportit është regjistruar në 9.1 milion ton mallra më shumë se vitin e kaluar që në krahasim me atë të importit është tre herë më i lartë. Ashrafi tha se për nga eksporti i produkteve jo naftore përgjatë vitit të kaluar është arritur rekord për nga pesha që në krahasim me vitin e kaluar ka hasur rritje prej 5.13%. Kreu i doganave të Iranit ka thënë se mallrat dhe produktet petrokimike mbajnë peshën më të madhe të eksportit dhe futjes së valutës në vend. Ashrafi gjithashtu theksoi se gjatë vitit të kaluar numri më i madh i eksporteve ka qenë drejt Kinës dhe pas saj renditen Iraku, Turqia, EBA, Afganistani etj.