Iran, shkon në 2.517 persona numri i viktimave të virusit Korona
Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani janë konfirmuar 35.408 raste të infektuar me virusin Covid-19 dhe për fat të keq deri më tani si pasojë e këtij virusi kanë vdekur 2.517 persona, ndërsa janë 11.679 persona të infektuar janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.
Kejanosh Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 në Iran dhe tha: “Pas zgjerimit të planit vullnetar kombëtar për përballje me virusin Korona, deri më tani mbi 57 milionë qytetarë të Iranit i janë nënshtruar testeve për diagnostikimin e virusit Korona”.
Ai shtoi: “Në bazë të informacioneve të konfirmuara nga qendrat e laboratorëve, në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 3.076 raste të reja të infektuar me virusin Korona dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Iran ka shkuar në 35.408 persona”.
Xhahanpur theksoi: “Deri më tani për fat të mirë 11.679 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa në 24 orët e kaluara për fat të keq si pasojë e këtij virusi kanë vdekur 139 persona të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve deri më tani ka shkuar në 2.517 persona”.