Medikamenti iranian për kurimin e koronavirusit
"Medikamenti për trajtimin e koronavirusit është prodhuar nga qelizat burimore. Mjekët janë të kënaqur me rezultatin e këtij medikamenti", tha doktor Masud Soleimani, një shkencëtar i njohur iranian, njofton Farsnews.
"Ky ilaç ka qenë pozitiv në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët po kalojnë fazën e parë të kësaj sëmundje," tha ai duke shtuar se "ky ilaç mund të kurojë pacientët me koronavirus në 3 deri në 6 ditë". "Gjëja e rëndësishme në lidhje me prodhimin e këtij ilaçi është se ne jemi akoma në fazën e testimit klinik. Shpresojmë të kemi rezultate më të mira në ditët në vijim. Studime përfundimtare dhe shtesë janë duke u zhvilluar për të konfirmuar këtë medikament", tha doktor Masud Soleimani, specialist i njohur botëror i qelizave burimore, i cili disa muaj më parë u lirua nga burgjet amerikane me këmbënguljen e vazhdueshme të qeverisë së Iranit.