Irani fillon kurimin me plazma të pacientëve me COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95848-irani_fillon_kurimin_me_plazma_të_pacientëve_me_covid_19
Ndërsa përqindja e pacientëve të infektuar me COVID-19 vazhdon të rritet në Iran, Spitali Masih Daneshvari në Teheran po lehtëson përdorimin e plazmës konvulsive të COVID-19 për kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2020 17:33 Europe/Tirane
  • Irani fillon kurimin me plazma të pacientëve me COVID-19

Ndërsa përqindja e pacientëve të infektuar me COVID-19 vazhdon të rritet në Iran, Spitali Masih Daneshvari në Teheran po lehtëson përdorimin e plazmës konvulsive të COVID-19 për kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Kjo ndërsa një numër i stafit mjekësor në spital që janë infektuar dhe janë rikuperuar kohët e fundit, janë ndër dhuruesit e plazmës. Metoda është përdorur në të kaluarën për të trajtuar sëmundje të tilla si poliomeliti dhe të infeksioneve të frymëmarrjes të ngjashme me COVID-19. Vendimi erdhi pasi Ali Akbar Velajati, drejtues i Spitalit Masih Daneshvari, tha se ata do të fillojnë të trajtojnë me plazma pacientët në gjendje kritike. Deri më tani, mbi 1.000 raste të infektuara me COVID-19 janë trajtuar në këtë qendër. Plazma e marrë nga njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19, mund të përmbajë antitrupa ndaj virusit që shkakton sëmundjen dhe mund të jetë efektiv kundër infeksionit. Plazma duhet të mblidhet nga pacientët e rikuperuar, të cilët mund të dhurojnë gjak, nuk kanë pasur simptoma për 14 ditë, dhe kanë pasur rezultate negative në testet e COVID-19.