Irani analizon më shumë se 61 milion njerëz për virusin korona
Sekretari i shtabit kombëtar të përballjes me virusin korona në Iran njoftoi analizimin dhe shqyrtimin e 61 milion njerëzve me qëllim përballjen me virusin korona.
Hamid’reza Xhamshidi, kreu i shtabit kombëtar të përballjes me virusin korona deklaroi se plani kombëtar për kontrollimin e njerëzve është i pashoq në botë dhe shtoi se vendet e tjera kanë marrë masa për distancën sociale dhe kontrollimin e ambientit ndërsa analizimi kombëtar i secilit shtetas është zbatuar vetëm në Iran. Xhamshidi deklaroi se numri i njerëzve që i drejtohen spitaleve është ulur dhe shpjegoi se nëpërmjet planit kombëtar të kontrollit janë identifikuar 17 mijë të sëmurë prej të cilëve 5 mijë janë shtruar në spital. Kreu i shtabit kombëtar të përballjes me virusin korona gjithashtu theksoi se nëpërmjet kontakteve telefonike është mundur të ulet presioni psikik i njerëzve dhe shtoi: Në Iran ekzistojnë 140 mijë shtretër spitalor dhe 1 mijë spitale, nga të cilat 40 mijë shtretër janë parashikuar për të prekurit nga virusi korona. Në Iran në 24 orët e kaluara dhe në bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, në Iran janë regjistruar edhe 2.901 raste të reja të infektuar me virusin Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Korona në Iran ka shkuat në 38.309 persona