Zarif: Amerika po hakmerret nëpërmjet një katastrofe njerëzore
(last modified Tue, 31 Mar 2020 08:33:00 GMT )
Mars 31, 2020 10:33 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika po hakmerret nëpërmjet një katastrofe njerëzore

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit thotë se presidenti amerikan Donald Trump katastrofën njerëzore të krijuar nga virusi korona po e përdor për fushatë zgjedhore.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter deklaroi se sëmundja e virusit korona është përhapur në të gjithë botën dhe për këtë ka nevojë për bashkëpunim global. Është  e paparë në botë që një president dhe ekipi i tij pandeminë e rrezikshme dhe katastrofën njerëzore po e përdor për tu hakmarrë, për të përhapur urrejtje dhe për përfitime elektorale, tha në fjalën e tij Muhamed Xhavad Zarif. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një artikull të tij “ luftoni virusin korona dhe jo ne” pasi vuri në dukje se periudhës së arrogancës amerikane i ka ardhur fundi shtoi: Sot ka ardhur koha që Komuniteti Ndërkombëtar të luajë rolin e tij të vërtetë dhe tu japë fund sanksioneve të turpshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës.

Tags