OFID jep ndihma për Iranin
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë njoftoi për një ndihmë 500 mijë dollarësh të OFID ( fondit të OPEC-ut për zhvillimin ndërkombëtar) për Iranin në përballje me virusin korona.
Kazem Gharib’abadi në një prononcim për shtyp ka thënë: Kjo ndihmë është mundësuar nëpërmjet OBSH dhe ka për qëllim blerjen dhe shpërndarjen e pajisjeve dhe mjeteve mjekësore të nevojshme për spitalet në Iran. Deri tani shumë vende dhe organizata ndërkombëtare kanë dërguar ndihma mjekësore dhe financiare në Iran. Xhahad Azur drejtori i departamentit për Azinë Perëndimore dhe Azinë Qendrore në FMN ka thënë se ky fond po shqyrton kërkesën e parashtruar nga autoritetet e Iranit për një kredi të nevojshme për të luftuar virusin korona. Kreu i bankës qendrore të Iranit në mars 2020 njoftoi se për të luftuar virusin korona i ka dërguar një letër kreut të FMN ku përmendet e drejta e Iranit për të marrë kredi 5 miliard dollarë. Josep Borrel shefi i politikës së jashtme të BE gjithashtu më 23, pasi përmendi krizën e virusit korona, kërkoi vazhdimin e dërgimit të ndihmave financiare dhe me medikamente në Iran dhe shtoi se pas disa javësh në Iran do të dërgohet një dërgesë me produkte bazë në vlerë 20 milion euro.