Major Safavi: Ka ardhur koha e rrëzimit të fuqisë së Amerikës
Asistenti dhe këshilltari i lartë i komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit kat hënë: Aktualisht ka ardhur koha e rrëzimit të fuqisë politikë dhe ushtarake të Amerikës në botë dhe në rajonin e Azisë Perëndimore.
Kolonel Sejed Jahja Rahim Safavi, në një mesazh të tij në Twitter duke reaguar ndaj pranisë së jashtëligjshme të ushtrisë terroriste të Amerikës në Irak ka shkruar: Qeveria dhe pushtetarët amerikanët duhet të qartësojnë qëndrimin e tyre në respektimin e normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Parlamenti irakian në një rezolutë të tij ka kërkuar largimin e forcave terroriste amerikane nga territori irakian dhe vazhdimi i pranisë së këtyre forcave është shkelje e sovranitetit kombëtar të Irakut. Safavi ndër të tjera shtoi: Nëse qeveria dhe pushtetarët amerikanë nuk respektojnë normat dhe dispozitat ndërkombëtare, ata duhet të paguajnë pasojat e qëndrimit të jashtëligjshëm dhe pushtimit të Irakut, pasi populli irakian ka të drejtë ligjorë të vetëmbrohet përballë aventurave dhe veprimeve arrogante të Amerikës.