Korona merr jetën e 124 personave të tjerë në Iran
Ministria e Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani në Iran janë regjistruar 50.468 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 124 personave të tjerë, numri i viktimave të këtij virusi ka shkuar në 3.160 persona.
Kejanosh Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në 24 orët e kaluara dhe në bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, janë regjistruar edhe 2.875 persona të tjerë të infektuar me ovid-19 dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Korona në Iran ka shkuar në 50.468”.
Ai shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 16.711 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet dhe ky proces po vazhdon për çdo ditë e më tepër”.
Xhahanpur në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 124 persona të infektuar me virusin Covid-19 kanë vdekur në Iran dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus ka shkruar në 3.160 persona. Ndërkohë 3.956 persona të infektuar me virusin Korona të shtrirë në spital janë në gjendje kritike”.