Zarif: Irani do të edukojë luftënxitësit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratave presidentit amerikan, deklaroi se Irani nuk fillon luftë, mirëpo do të edukojë luftënxitësit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, në një mesazh në Twitter, ka reaguar ndaj pretendimeve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit dhe ka shkruar: “Zotëri Trump mos e humb rrugën përsëri nga luftënxitësit e përhershëm, Irani ka miq dhe askush nuk mund të ketë me miliona elementë zëvendësues”.
Zarif shtoi: “Përkundër Amerikës e cila po gënjen, po falsifikon dhe terrorizon, Irani vepron vetëm në mënyrë të hapur në bazë të vetëmbrojtjes”.
Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikë, ditën e kaluar me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, pa ofruar kurrfarë prova dhe dëshmi, pretendoi: “Në bazë të informacioneve dhe shqyrtimeve, Irani ose forcat e tij zëvendësuese po përgatisin një program të kryer në sulm befasues kundër forcave ose bazave të Amerikës në Irak, nëse do të ndodhë një gjë e tillë, Irani praktikisht do të paguajë çmim shumë të rëndë”.