Iran, shkon në 3294 numri i viktimave nga virusi Korona
Ministria e Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani në Iran janë regjistruar 53.183 persona të infektuar me virusin Korona dhe si pasojë e këtij virusi kanë vdekur 3.294 persona, ndërsa 17.935 persona të infektuar me virusin Korona janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.
Kejanosh Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në 24 orët e kaluara dhe në bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, janë regjistruar 2.715 raste të reja të personave të infektuar me virusin Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Korona në Iran ka shkruar në 53.183".
Ai shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 17.935 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet dhe ky proces po vazhdon për çdo ditë e më tepër”.
Xhahanpur në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 134 persona të infektuar me virusin Covid-19 kanë vdekur në Iran dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus ka shkruar në 3.294 persona".
Ai shtoi: "Aktualisht 4.035 persona të infektuar me virusin Korona ndodhen në gjendje intensive".