Iran, kurohen rreth 20 mijë persona të infektuar me virusin Korona
Ministria e Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani në Iran janë kuruar 19.736 persona të infektuar me virusin Korona dhe janë liruar nga spitalet.
Kejanosh Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, deri më tani në Iran janë regjistruar 55.743 raste të personave të infektuar me virusin Covid-19".
Ai shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 19.736 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet dhe ky proces po vazhdon për çdo ditë e më tepër”.
Xhahanpur në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 158 persona të infektuar me virusin Covid-19 kanë vdekur në Iran dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus ka shkruar në 3.452 persona".