106 vjeçari mposht virusin Korona
Një pacient i moshës 106 vjeçar i infektuar me virusin Covid-19 në Iran është kuruar pas qëndrimit 14 ditë i shtruar në spital dhe sot pas kurimit plotësisht është liruar dhe u kthye në shtëpi.
Deri më tani me dhjetëra persona të moshës mbi 90 vjeçare të infektuar me virusin Korona në Iran, me vullnet të fortë kanë arritur ta mposhtin virusin vrasës Covid-19 dhe pas kurimit janë liruar nga spitalet.
Virusi Korona që njihet me emrin zyrtar Covid-19, është paraqitur në fund të vitit të kaluar në qytetin Wuhan të Kinës dhe nga atje ka filluar të përhapet në tërë botën dhe aktualisht ka përfshirë shumicën e vendeve të botës. Deri më tani mbi një milion njerëz janë infektuar me virusin Korona dhe rreth 59 mijë njerëz kanë vdekur nga kjo epidemi.