Përurohet sistemi iranian për diagnostikimin e virusit Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95985-përurohet_sistemi_iranian_për_diagnostikimin_e_virusit_covid_19
Një ekip i hulumtuesve të Universitetit Industrial Sharif të Teheranit për herë të parë kanë projektuar dhe përuruar sistemin e parë vendor iranian për diagnostikimin e virusit Covid-19 duke përdorur algoritmin e inteligjencës artificiale nëpërmjet fotografimit të kafazit të gjoksit me anë të CT Scan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 04, 2020 09:43 Europe/Tirane
  • Përurohet sistemi iranian për diagnostikimin e virusit Covid-19

Një ekip i hulumtuesve të Universitetit Industrial Sharif të Teheranit për herë të parë kanë projektuar dhe përuruar sistemin e parë vendor iranian për diagnostikimin e virusit Covid-19 duke përdorur algoritmin e inteligjencës artificiale nëpërmjet fotografimit të kafazit të gjoksit me anë të CT Scan.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hamid Reza Rabi’ij, shefi i qendrës hulumtuese për teknologji informatike të sofistikuar në Universitetin Industrial Sharif në Teheran, ditën e shtunë në ceremoninë e përurimit të këtij sistemi, ka thënë se skanimi i kafazit të gjoksit është metoda më e mirë për diagnostikimin e infektimit të njeriut me virusin Korona dhe shtoi: “Aktualisht në të gjithë botën ekzistojnë dy sisteme për diagnostikimin e virusit Covid-19 dhe njëri është në Kinë dhe tjetri në Stanford të Amerikës, ndërsa tani hulumtuesit e rinj iranianë kanë arritur të projektojnë një sistem të ngjashme me këtë sistem edhe në Iran”.

Shefi i qendrës hulumtuese për teknologji informatike të sofistikuar në Universitetin Industrial Sharif në Teheran në vazhdim vuri në dukje gabimin që ekziston në sistemet ekzistuese në botë për diagnostikimin e virusit Korona dhe theksoi: “Sistemi iranian aktualisht është projektuar me një precizitet të lartë mbi 97% dhe deri në javën e ardhshme nëpërmjet faqes së internetit, ky sistem do të vendoset në dispozicion të spitaleve dhe qendrave shëndetësore”.

Ndërkohë Alireza Zali, komandanti shtabit për administrimin e krizës së virusit Korona në provincën e Teheranit, në ceremoninë e prezantimit të sistemit për diagnostikimin e virusit Covid-19, duke thënë se skanimi CT është mënyra më e mirë dhe më efikase për diagnostikimin e virusit Covid-19 te personat e dyshimtë me virusin Korona, deklaroi: “Sistemi iranian për diagnostikimin e virusit Covid-19 është shumë më i saktë dhe më preciz se sa modelet e huaja”.

Zali shtoi: “Ky sistem vepron nga distanca si një mjek dhe redukton në nivel shumë të ulët gabimet dhe në mënyrë shumë të saktë analizon gjendjen e mushkërive gjë që është shumë e rëndësishme për kurimin e pacientit të infektuar”.