Shamkhani: SHBA pengojnë luftën e Iranit kundër koronavirusit, krim kundër njerëzimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96018-shamkhani_shba_pengojnë_luftën_e_iranit_kundër_koronavirusit_krim_kundër_njerëzimit
Një zyrtar i lartë iranian për sigurinë deklaroi se përpjekjet e bëra nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar hyrjen e Iranit në burime financiare dhe burime të tjera për të luftuar epideminë e koronavirusit përbën një krim kundër njerëzimit .
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2020 17:03 Europe/Tirane
  • Shamkhani: SHBA pengojnë luftën e Iranit kundër koronavirusit, krim kundër njerëzimit

Një zyrtar i lartë iranian për sigurinë deklaroi se përpjekjet e bëra nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar hyrjen e Iranit në burime financiare dhe burime të tjera për të luftuar epideminë e koronavirusit përbën një krim kundër njerëzimit .

Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i bëri komentet të Dielën në një postim në Twitter, duke thënë: "Vendosja e sanksioneve për importimin e artikujve mjekësorë është një masë e paligjshme kundër të drejtave të njeriut dhe një shenjë e qartë e armiqësisë së Trumpit ndaj kombit iranian". Ai shtoi: "Kundërshtimi i SHBA ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për t'i dhënë  hua Iranit për tu furnizuar me mjetet e nevojshme për të luftuar coronavirusin është një shembull i vërtetë i krimit kundër njerëzimit." Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar të heqin sanksionet ndaj Iranit dhe madje i shtrënguan ato disa herë gjatë javëve të fundit, duke e bërë pothuajse të pamundur që Republika Islamike të blejë ilaçet dhe pajisjet mjekësore të nevojshme në luftën kundër pandemisë vdekjeprurëse të koronavirusit.