Ruhani: FMN duhet të përmbushë detyrat e veta pa paragjykime ndaj Iranit
(last modified Fri, 10 Apr 2020 18:56:42 GMT )
Prill 10, 2020 20:56 Europe/Tirane
  • Ruhani: FMN duhet të përmbushë detyrat e veta pa paragjykime ndaj Iranit

Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) duhet të përmbushë detyrat e tij ndaj të gjitha vendeve anëtare, përfshirë Iranin, pa asnjë paragjykim.

Ruhani e bëri këtë deklaratë në një bisedë telefonike me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Iranit (CBI) Abdolnaser Hemati të enjten, gjatë së cilës kreu i CBI e informoi presidentin për masat e marra për të siguruar një kredi nga organi financiar botëror. "Në këto rrethana të vështira, FMN duhet të kryejë detyrën e tij në lidhje me angazhimet e tij ndërkombëtare dhe të shmangë ndikimin e tij nga veprimet e gabuara të armiqve të kombit iranian," tha Ruhani. Irani ka paraqitur një kërkesë për një kredi urgjente prej 5 miliardë dollarësh, që të luftojë epideminë e koronavirusit, i cili deri më tani ka vrarë 4,110 njerëz në këtë vend. Teherani ka kërkuar që kredia të sigurohet në bazë të Instrumentit të Financimit të Shpejtë të Fondit (RFI), një mekanizëm i cili është i disponueshëm për të gjitha vendet anëtare që përballen me një nevojë urgjente të bilancit të pagesave. Raportet e mediave gjatë javëve të kaluara kanë njoftuar se qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila, vetë, po refuzon të heqë sanksionet kundër Republikës Islamike pavarësisht krizës së Covid-19, gjithashtu po përpiqet të pengojë përpjekjet e Iranit për të marrë fondet e urgjencës nga FMN.

 

Tags