Euroazia e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96146-euroazia_e_gatshme_të_zgjerojë_bashkëpunimin_ekonomik_dhe_tregtar_me_iranin
Andrei Slepnev, Ministri i Tregtisë i Unionit Ekonomik Euroaziatik, në një bisedë telefonike me Kazem Jalali, Ambasadori i Iranit në Rusi, theksoi interesimin e zgjerimit të bashkëpunimit Iran-Euroazi dhe tha se rritja e tregtisë midis Iranit dhe Euroazisë premton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të Iranit me fqinjët dhe rajonin në tërësi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 11, 2020 20:58 Europe/Tirane
  • Euroazia e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Iranin

Andrei Slepnev, Ministri i Tregtisë i Unionit Ekonomik Euroaziatik, në një bisedë telefonike me Kazem Jalali, Ambasadori i Iranit në Rusi, theksoi interesimin e zgjerimit të bashkëpunimit Iran-Euroazi dhe tha se rritja e tregtisë midis Iranit dhe Euroazisë premton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të Iranit me fqinjët dhe rajonin në tërësi.

Ministri i Tregtisë i Unionit Ekonomik Euroazi mbështeti gjithashtu qëndrimin e Republikës Islamike të Iranit që e konsideron të palogjikshëm sanksionet e SHBA, veçanërisht në kontekstin e luftës globale kundër koronavirusit dhe shtoi: Unioni Ekonomik Euroazia mbështet përpjekjet e Iranit për të luftuar virusin Korona dhe është i gatshëm të informojë vendet anëtare për nevojat e Iranit në këtë drejtim. Pesë vende përkatësisht, Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgizistani, janë anëtarë të Unionit Ekonomik Euroazia. Me një sipërfaqe prej më shumë se 20 milion kilometra katrorë dhe me një popullsi prej më shumë se 183 milion njerëz, këto vende janë një treg i madh për tregti dhe ekonomi. Anëtarët e këtij unioni kanë avantazhe ekonomike për tregti. Aktualisht, Republika Islamike e Iranit ka marrëveshje dypalëshe investimesh me të pesë shtetet anëtare të Unionit Ekonomik Euroazia dhe terreni është përgatitur për nënshkrimin e një marrëveshjeje investimi në Euroazi. Irani që nga dhjetori i vitit të kaluar është në proces të zbatimit të një marrëveshje tregtare preferenciale me unionin Euroaziatik. Lehtësimi i tregtisë, krijimi i një tregu të përbashkët, eliminimi gradual i rregullave doganore brenda unionit, lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, punës dhe shërbimeve brenda Euroazisë, vendosja e një politike të përbashkët për energjinë, industrinë, bujqësinë dhe transportin janë qëllimet e unionit në fjalë. Përvoja e modeleve të organizatave ekonomike dhe tregtare rajonale tregon se bashkëpunimi ekonomik rajonal, nëse është efektiv, mund të sigurojë gjithashtu bazën për bashkëveprim politik. Nga ky këndvështrim, bashkëpunimi midis Iranit dhe unionit Ekonomik Euroaziatik, përveç rëndësisë ekonomike dhe tregtare, hap rrugën për integrimin rajonal i cili ka një ndikim të rëndësishëm në stabilitetin ekonomik dhe sigurinë. Përveç kësaj, më shumë se 40 vende dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kinën, Indonezinë, Korenë e Jugut, Indinë, Egjiptin, Serbinë dhe disa vende të Amerikës Latine, kanë njoftuar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me këtë union. Studimet tregojnë se aftësia e Iranit për eksport në këto vende është rreth 20 miliardë dollarë. Duke iu referuar aftësive të unionit Euroaziatik për Republikën Islamike të Iranit, Mohsen Pak-Ain, një analist i çështjeve aziatike, thotë: Ky union siguron shumë mundësi për rritje të shpejtë ekonomike për vendet e përfshira. Për shkak të këtyre kapaciteteve, Irani mund të bashkëpunojë me ata me plane afatgjata dhe në mënyrë që të jetë produktiv. Ekonomistët besojnë se e ardhmja e ekonomisë botërore do të jetë në këtë rajon. Euroazia fillon në Kinë dhe lidhet me Turqinë, e cila është si një kontinent i ri i vendeve të rëndësishme evropiane dhe aziatike. Duke pasur parasysh këtë avantazh, dëshira e unionit për të zgjeruar shkëmbimet tregtare dhe ekonomike me Iranin është një kapitull i ri në bashkëpunimin rajonal. Në situatën aktuale, fokusi i këtij bashkëpunimi mund të jetë në plotësimin e nevojave prioritare. Irani dhe vendet anëtare të Euroazisë janë në një gjeografi që kundërshton politikat e njëanshme të SH.B.A.-së. Prandaj, në këtë pikë kritike hapat e ndërmarrë për të forcuar bashkëpunimin midis Iranit dhe unionit Euroaziatik janë një përgjigje ndaj veprimeve dhe sanksioneve njëanshme amerikane. Ky bashkëveprim, duke kaluar rrethanat specifike të krizës së Korona, me siguri do të sigurojë kushte më të favorshme për përdorimin e mëvonshëm të kapaciteteve të Iranit dhe unionit Euroaziatik.