Ruhani: Vazhdimi i sanksioneve shkelje e të drejtave themelore të njeriut
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e dielë në takimin e kabinetit qeveritar deklaroi se vazhdimi i sanksioneve të Amerikës përfshin ushqimet dhe medikamentet dhe kjo është shkelje e të drejtave themelore dhe primare të njeriut.
Hasan Ruhani, në këtë takim tha se sanksionimi i ushqimeve dhe medikamenteve për Iranin nga ana e Amerikës është e barabartë me terrorizëm ushqimor dhe shëndetësor. Sanksionet e njëanshme dhe mizore të Uashingtonit që përfshijnë produktet dhe artikujt bazë si medikamentet dhe pajisjet mjekësore, kanë krijuar probleme të shumta për popullin irnaina sidomos në luftën kundër Covid-19. Megjithatë autoritetet amerikane insistojnë në vazhdimin e sanksioneve dhe politikën e presionit maksimal kundër Iranit dhe përveç kësaj kanë vendosur sanksione të reja kundër Iranit.