Zarif: Amerika të mos humbasë mundësinë e shpëtimit nga narkotizmi i sanksioneve
(last modified Tue, 14 Apr 2020 05:17:11 GMT )
Prill 14, 2020 07:17 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika të mos humbasë mundësinë e shpëtimit nga narkotizmi i sanksioneve

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter deklaroi se virusi korona i jep një mundësi Amerikës që të heqë dorë nga narkotizmi i sanksioneve.

Muhamed Xhavad Zarif në mesazhin e tij në Twitter, vuri në dukje se Irani megjithë sanksionet e Amerikës, duke shfrytëzuar burimet njerëzore, shkencore dhe miqtë e tij të huaj ka bërë progrese në përballjen me virusin korona. Zarif shtoi se Covid-19 është një mundësi për Amerikën që ajo të heqë dorë nga vesi dhe narkotizmi i sanksioneve, sepse në rast të kundërt Amerika do të vazhdojë të qëndrojë me një emër të keq në mesin e kombit iranian. Javët e fundit pas përhapjes së pandemisë së korona virusit, shumë vende të botës dhe Irani, autoritete ndërkombëtare dhe të vendeve si Turqia, Rusia, Pakistani dhe Kina kanë kërkuar heqjen e sanksioneve të njëanshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit. Megjithatë autoritetet e shtëpisë së bardhë kanë vazhduar veprimtarinë e tyre të vendosjes së sanksioneve dhe të presionit maksimal kundër Iranit dhe vetëm disa ditë më parë kanë vendosur sanksione të reja kundër Republikës Islamike të Iranit. Sanksionet e jashtëligjshme dhe mizore të Amerikës që përfshijnë edhe produktet themelore si medikamentet dhe pajisjet mjekësore, kanë krijuar probleme për popullin iranian dhe sidomos për të prekurit nga virusi korona.

Tags