Kurba në ulje e virusit korona në 16 provinca të Iranit
Zv/drejtori i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë dhe edukimit mjekësore njoftoi për uljen e ritmit të përhapjes së virusit korona në 16 provinca të Iranit.
Iraxh Harirci në një konferencë për shtyp deklaroi se 25% e provincave në Iran nuk kanë regjistruar asnjë rast të ri të të infektuarve me virusin korona dhe 10-20% e provincave të tjera kanë regjistruar nga 10-20 persona të infektuar me Covid-19. Harirci ndër të tjera shtoi se kjo është hera e parë që në Iran regjistrohen më pak se 100 viktima në ditë dhe shtoi: Në të gjithë vendin ritmi i përhapjes dhe infektimit të njerëzve me virusin korona është në ulje. Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vënë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 74.877 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 48.129 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet. Kejanosh Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 1.574 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Covid-19 në Iran ka shkuar në 74.877 persona". Ai shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 48.129 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet dhe ky proces tani po vazhdon me një shpejtësi më të madhe”. Xhahanpur në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 98 persona të infektuar me virusin Covid-19 kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në Iran ka shkuar në 4.683 persona".