Irani synon të ndërtojë nëndetëse bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96265-irani_synon_të_ndërtojë_nëndetëse_bërthamore
Komandanti i Marinës iraniane tha se Marina planifikon të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore të afta për të vepruar në ujërat ndërkombëtare për një kohë të gjatë, mes kërcënimeve në rritje me të cilat përballet vendi në det.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 16, 2020 19:25 Europe/Tirane
  • Irani synon të ndërtojë nëndetëse bërthamore

Komandanti i Marinës iraniane tha se Marina planifikon të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore të afta për të vepruar në ujërat ndërkombëtare për një kohë të gjatë, mes kërcënimeve në rritje me të cilat përballet vendi në det.

Admirali Husein Khanzadi të enjten nënvizoi aftësitë e nëndetëseve me energji bërthamore në krahasim me modelet konvencionale. Propulsioni bërthamor lejon që nëndetëset të qëndrojnë në det të hapur për muaj të tërë dhe i lehtëson ato nga nevoja për karburant. Ai tha se plani është në përputhje me axhendën mbrojtëse të vendit, duke shtuar se shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, përdorin nëndetëse me energji bërthamore. "Do të ishte neglizhencë nga ana e Iranit nëse nuk mendon të përdorë nëndetëse me energji bërthamore," tha ai. "Marina iraniane është e aftë të prodhojë nëndetëse më të mëdha se Fateh dhe, sigurisht, zhvillimi i nëndetëseve bërthamore është në axhendën e Marinës," shtoi ai. Forcat e Armatosura kanë nevojë për pajisje për të ruajtur paqen dhe sigurinë, tha komandanti i përgjithshëm i Marinës iraniane, duke theksuar megjithatë se "Paqja nuk do të konsolidohet pa fuqi parandaluese dhe përgatitje në mbrojtje ”.