Admiral Sajari: Doktrina e ushtrisë iraniane është mbrojtëse dhe në kapacitetin parandalues
Kreu i shtabit dhe zëvendës koordinatori i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka thënë se doktrina mbrojtëse e Iranit bazohet në fuqinë parandaluese dhe tek prioritetet e forcave të armatosura.
Admiral Habibullah Sajari, duke folur për 17 prillin ditën e ushtrisë në Republikën Islamike të Iranit, deklaroi: Në ditën e ushtrisë prezantohen pajisje të cilat kanë si përdorim ushtarak ashtu edhe për shëndetin e shoqërisë në përballje me virusin korona. Për shkak të përhapjes së virusit korona dhe në bashkëpunim me shtabin kombëtar të luftimit të këtij virusi, parade e ushtrisë iraniane sivjet është kthyer në manovrën me sloganin “ Mbrojtësit e kombit, janë kthyer në mbështetës të shëndetit” dhe me rastin e kësaj dite do të prezantohen mundësitë dhe mënyra e dhënies së shërimit për popullin. Sot më 17 prill që përkon me 29 Farvardinin sipas kalendarit diellor, imam Khomeini themeluesi i Republikës Islamike të Iranit e ka shpallur dita kombëtare e ushtrisë.