Lideri suprem i Revolucionit Islamik uron ditën e Ushtrisë së Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96286-lideri_suprem_i_revolucionit_islamik_uron_ditën_e_ushtrisë_së_iranit
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar Ditën e Ushtrisë të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2020 10:18 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik uron ditën e Ushtrisë së Iranit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar Ditën e Ushtrisë të Republikës Islamike të Iranit.

Zyra informative e ushtrisë iraniane njoftoi se gjeneral Muhamed Shirazi, shefi i zyrës së Komandantit Suprem të të Gjitha Forcave të Armatosura të Iranit të premten ka publikuar mesazhin e urimit të Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit me rastin e Ditës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në të cilin ka uruar të gjithë personelin e forcave të armatosura të Iranit me rastin e kësaj dite.

Në mesazhin e drejtuar për gjeneral Sejed Abdurrahim Musavi, komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë së Iranit, Ajetullah Khamenei ka përshëndetur dhe uruar të gjithë personelin e forcave ushtarake të Republikës Islamike të Iranit me rastin e Ditës së Ushtrisë dhe u ka dëshiruar suksese sa më të mëdha në punën dhe rrugën e tyre në shërbim të vendit.